Osmani: Mos ta shohim më kurrë foton e 14 burrave që shkojnë në Bruksel për ta përfaqësojnë Kosovën

Prishtinë | 19 Shk 2020 | 11:23 | Nga Arlinda Sejdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Grupi për Ballkan mbajti konferencën “Fuqizimi i rolit të grupit të grave deputete përmes bashkëpunimit rajonal dhe zhvillimit të marrëdhënieve me media”, raporton Ekonomia Online.

Për fuqizimin e rolit të grave deputete, por edhe grave në përgjithësi foli edhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.

Ajo tha se përfaqësimi i grave në Kuvend pas zgjedhjeve të 6 tetorit tregon avancimin dhe rolin e gruas në Kosovë.

Po ashtu ajo tha se edhe përfaqësimi i grave në qeveri është historik, pasi që 5 nga 15 ministri udhëhiqen nga gratë.

“Gratë kësaj radhe janë fituese të zgjedhjeve. Në zgjedhjet e fundit parlamentare, gratë shënuan rekorde në secili. aspekt, si nga rezultatet në zgjedhje, ashtu edhe nga përfaqësimi në institucione numri i grave në Kuvend, pa ndihmën e kuotës gjinore është më i larti ndonjëherë. Nga 39 gratë e zgjedhura në kuvend 29 janë pa kuotë gjinore që përbën një numër më të lartë ndonjëherë. Në qeveri nuk ka pasur asnjëherë më shumë gra në poste ministrore. Nga 15 ministri, 5 udhëhiqen nga gratë, apo 33 për qind“, tha ajo.

Osmani foli edhe për zëvendësimin e deputetëve, ku tha se Ligji për zgjedhjet e përgjithshme ka përcaktuar qe zëvendësimi i deputetëve duhet të bëhet me kandidatë të gjinisë se njëjtë

“Kjo ka pasur për qëllim të mbrojë kandidatët e gjinisë më pak të përfaqësuar në kuvend duke ruajtur përfaqësimin prej të paktën 30 për qind. Kjo dispozitë nuk ka paraparë qe mund të ketë përfaqësim në Kuvend të paktën 30 për qind mund të arrihet pa ndihmën e kuotës gjinore. Ky ligj do jetë në qendër të vëmendjes  për të siguruar barazi të drejtave të grave“, tha ajo.

“Si kryetare e kuvendit synojmë që grupet e miqësisë të kenë përbërje sa më shumë gra, t’ju jepet hapësirë  grave në zhvillim e diplomacisë parlamentare.  Të rritët prezenca egrave në sferën e parlamentarizëm ”, tha ajo.

Sipas saj përveç dimensionit politik institucionet e shoqërisë duhet të ofrojnë përkrahje për gratë për të eliminuar të gjitha barrierat qe pamundësojnë angazhimin profesional politik të tyre.

Ajo tha se do të angazhohet që pozita e gruas në Kuvend të fuqizohet të respektohet e të trajtohet barabartë.

Ndërsa shtoi se përfaqësim dinjitoz gratë do të kenë edhe në dialogun Kosovë-Serbi, duke pohuar se nuk do të ketë më fotografi ku shihen vetëm burrat duke përfaqësuar Kosovën në dialog.

“Historia e Kosovës historia e sukses e ndërkombëtarë dëshmon që paqja është arritur me ato vende ku gratë kanë qenë në tavolinë. Në këtë mandat mos ta shohim më kurrë fotografinë e 14 burrave që shkojnë në Bruksel ta përfaqësojmë Kosovën, të bëheni të gjitha bashkë mos ta lejojmë, s’ka rendësi nëse ata burra janë të partive tona. Gratë e Kosovës kanë pasur rol kyç në procese vendimmarrëse, shpresoj që kësaj radhe të kemi përfaqësim më të madh. Na duhet ndihma e medieve pavarësisht a flasim për tarifën ekonomik ë mediet t’i ftojnë gratë në diskutime”, tha Osmani.

Ndërsa, Alan Bowman, ambasador jo-rezident i Kanadasë në Republikën e Kosovës, u shpreh i emocionuar me fjalimin e kryeprlamentares Osmani, teksa tha se negociatat ndërkombëtare që përfshijnë gratë kanë epilog më të mirë, ndërsa shtoi se gratë janë produktive edhe në administratë shtetërore.

“Fantastike zonja Osmani për këtë fjalim motivues. Në Kanada fuqizimi i grave dhe barazia janë në thelbin e politikave tona. Kanadezët kanë vlera të larta dëshirojmë të bëjmë atë që është e duhur. Çka do që bëni nëse bëni me barazi gjinore e bëni më mirë. Negociatat ndërkombëtare që përfshijnë gratë kanë epilog më të mirë. Administrata shtetërore që përfshinë më shumë gra kanë më shumë tendencë të sillen në mënyrë profesionale”, tha ai.

Jenny Stenberg Sorvold, zëvendësambasadore e Mbretërisë Norvegjeze në Kosovë tha se shteti nga ajo vjen renditët si një nga shtetet më të barabarta në barazinë gjinore. Andaj tha se edhe Kosova duhet të bëjë përpjekje në këtë fushë.

“Gratë dhe burrat kanë të drejtë të njëjtë për të ardhmen e tyre. Gratë të përfaqësohen në mënyrë të barabartë. Pjesëmarrje e grave është në shtyllën e mirëqenies së shtetit tonë. Ende ndihemi krenar se kemi bërë arritje në barazinë gjinore. Norvegjia renditët si një nga shtet më të barabarta në barazinë gjinorë“, tha ajo.

Nora Deshishku nga Grupi për Ballkan tha se në kuadër të projektit përmes zhvillimit në kuadër të projektit grupi ka organizuar konsultime komunale me gra asambliste dhe gra deputete dhe përfaqësues të medieve.

“Diskutimet kishin për qëllim mbylljen e hendekut. Vitet e fundit grupi ka punuar ngushtë me gra deputetë, gratë do të jenë pjesë e tryezave si dialogu i brendshëm, dialogu me Serbinë, etj “, tha ajo.

Sipas Grupit për Ballkan, partitë politike duhet ta portretizojnë dhe ta zhvillojnë më shumë demokracinë e brendshme gjithëpërfshirëse përmes zbatimit të një kuote gjinore që mbron rolin e grave në vendimmarrjen e partive.

Të ngjashme