Osmani: Na duhet platformë e përcaktuar qartë e dialogut me Serbinë

Prishtinë | 08 Qer 2020 | 17:56 | Nga Ekonomia Online

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, në një takim me ambasadorin italian Nicola Orlando, ka biseduar për agjendën e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe zhvillimet aktuale politike në vend.

Osmani ka vlerësuar mbështetjen e Italisë për shtetin e Kosovës dhe është angazhuar që bashkëpunimi të vazhdojë edhe më tej.

Në takim më ambasadorin italian, kryetarja Osmani ka folur edhe për procesin e dialogut me Serbinë.

“Dialogu është i rëndësishëm, por ne kërkojmë platformë të përcaktuar qartë”, ka thënë Osmani. Duke potencuar rolin e Kuvendit përgjatë procesit të dialogut, ajo ka thënë se për të gjitha çështjet që trajtohen duhet të raportohet në organin ligjvënës.  

Ndërkaq ambasadori Orlando ka thënë se Italia mbështet dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, teksa ka vënë në spikamë edhe rolin e shteteve të Quintit në fazën në të cilën po kalon vendi.​

Të ngjashme