Osmani: Ndërkombëtarët t’i bëjnë presion Serbisë ta nënshkruajë marrëveshjen për të pagjeturit

Prishtinë | 30 Gus 2022 | 11:03 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidentja Vjosa Osmani ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që t’i bëjë presion Serbisë që të nënshkruaj marrëveshjen për të pagjeturit, raporton Ekonomia Online.

Këto komente ajo i bëri pasi bashkë me kryeministrin Albin Kurti bënë homazhe te obelisku i personave të zhdukur në oborrin e Kuvendit.

Osmani shtoi kjo çështje është me prioritet në dialogun Kosovë-Serbi, veç se pala serbe nuk është e interesuar për marrëveshje dhe për këtë është i nevojshëm presioni ndërkombëtar.

Sipas saj, Serbia ka bërë krim të llahtarshëm, krim të dyfishtë që përpos vrasje edhe i ka zhdukur trupat e shumë personave në Kosovë.

“Sot përkujtojmë një ndër krimet më të llahtarshme të Serbisë që është një krim i dyfishtë duke i mbajtur të zhdukur të vrarët. Serbia të tregojë se ku janë ata, në dialog kjo çështje është prioritet”..

“Jemi në rrugë të duhur kemi dhënë propozime në këtë drejtim, Serbia nuk e ka papranuar këtë propozim, por me trysni ndërkombëtare mund të zbardhet fati i tyre”.

Të ngjashme