Osmani në Amerikë takon nënsekretaren e shtetit, diskutojnë për energjinë, sundimin e ligjit dhe marrëdhëniet Kosovë-Serbi

Prishtinë | 11 Nën 2021 | 08:04 | Nga Ekonomia Online

Në vazhdën e takimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me nënsekretaren e shtetit, Victoria Nuland si dhe me zyrtarë të tjerë të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Për takimin me Osmanin, ka shkruar edhe nënsekretarja e shtetit, Victoria Nuland në Twitter, duke njoftuar se kanë folur edhe për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

“Me kënaqësi mirëprita presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani për të diskutuar një gamë të gjerë prioritetesh të përbashkëta, duke përfshirë sundimin e ligjit, energjinë dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Shtetet e Bashkuara falënderojnë Kosovën për mbështetjen e hershme dhe bujare për të pritur përkohësisht afganët e zhvendosur”, shkruan Nuland.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme