Osmani në funeralin e Mbretëreshës: Dashuria e virtytet do të kujtohen përherë `

Prishtinë | 19 Sht 2022 | 15:48 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Zotëriu I Parë, Prindon Sadriu, kanë marr pjesë në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II në Mbretërinë e Bashkuar.

Në një postim në Facebook, Osmani ka publikuar dy fotografi nga ceremonia.

“Sot në Funeralin Shtetëror të Madhërisë së Saj, kujtojmë dhe nderojmë ndikimin që pati jeta e Mbretëreshës Elizabeth II, jo vetëm në Mbretërinë e Bashkuar, por në mbarë botën. Dashuria, përkushtimi dhe bujaria, janë virtytet për të cilat do të kujtohet përherë! Pusho në paqe Mbretëreshë”, ka shkruar presidentja, njofton Klankosova.tv.

May be an image of 5 people and people standing

Të ngjashme