Osmani: Në këtë ditë të rëndë, lutemi për miqtë kroat

Prishtinë | 22 Mar 2020 | 11:10 | Nga Ekonomia Online

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani, ka bashkëndjerë me kroatët të cilët sot janë përballur me një tërmet të fuqishëm.

Në rrjetin social Facebook, Osmani ka publikur një fotografi nga materniteti në Zagreb ku shfaqen nënat e reja me foshnjat jashtë.

“Në kohën kur bota përballet me pandeminë Covid-19, Zagrebi po përballet edhe me pasojat e tërmetit. Në këtë ditë të rëndë, lutemi për miqtë kroat që këtë katastrofë natyrore ta përballojnë me sa më pak pasoja dhe jemi me ta duke ndarë solidaritetin dhe dhimbjen!

(Foto nga materniteti në Zagreb, publikuar në mediat kroate)”, ka shkruar Osmani.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme