Osmani në New York e përfaqëson Kosovën në një ngjarje kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit

Prishtinë | 21 Sht 2022 | 14:07 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj në New York, ka marrë pjesë një organizim të GCERF kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit.

Aty kanë marrë pjesë edhe shumë liderë të tjerë botërorë.

“Përmes bashkëpunimit, ndërgjegjësimit dhe ndarjes së njohurive, ne jemi të përkushtuar të kontribuojmë në këtë luftë globale”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Osmani gjatë vizitës së saj është duke u takuar me zyrtarë të lartë amerikanë.

Të ngjashme