Osmani në takim me ambasadoren e Finlandës bisedojnë për formimin e institucioneve

Prishtinë | 01 Mar 2021 | 18:10 | Nga Ekonomia Online

U.d. Presidentja Vjosa Osmani Sadriu priti në takim ambasadoren e Finlandës , Pia Stjernvall. Në takim, ambasadorja Stjernvall e uroi u.d. Presidenten Osmani për rezultatin dhe suksesin e arritur në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.

Në mes tjerash, u theksua roli që kanë luajtur gratë në këto zgjedhje dhe pjesëmarrja e lartë e tyre në votim, gjë të cilën të dy palët e konsideruan si mesazh të fortë për angazhim konkret dhe sistematik të institucioneve të reja në drejtim të garantimit dhe promovimit të barazisë gjinore në vend në të gjitha fushat.

Po ashtu, u diskutua për rëndësinë e themelimit sa më të shpejt të institucioneve dhe nevojës për t`u fokusuar në një program zhvillimor që garanton një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët në vend, e veçanërisht për të rinjtë e Republikës së Kosovës, të cilëve duhet ofruar perspektivë dhe një të ardhme më të mirë në vendin e tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme