Osmani në takim me ambasadorin Abott bëjnë thirrje për hetim të plotë ndaj rastit të djalit të Rashiq

Prishtinë | 23 Shk 2021 | 15:39 | Nga Ekonomia Online

U.d. presidentja Vjosa Osmani Sadriu priti në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abott.

Në takim, ambasadori Abott e uroi u.d. presidenten Osmani për rezultatin e zgjedhjeve si dhe për mbarëvajtjen e procesit.

Në takim u diskutua për rëndësinë e themelimit sa më të shpejtë të institucioneve në vend dhe përkushtimin e plotë drejt përmbushjes së pritshmerive dhe kërkesave të qytetarëve të Kosovës, që përfundimisht ndikojnë në përmirësimin e mirëqenies së tyre.

Palët diskutuan edhe për zhvillimet e fundit në vend dhe sulmet me prapavijë politike, duke bërë thirrje për mbrojtjen e të drejtave dhe sigurisë së qytetarëve tanë si dhe për hetim të plotë e sa më të shpejtë të rasteve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme