Osmani nga Berlini: Sfida më e madhe për mua dhe qytetarët, reformat në drejtësi

Prishtinë | 15 Sht 2021 | 13:34 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gjatë një diskutimi në Rrjetin për Politikë të Jashtme (DGAP) në Berlin ka thënë se Kosova vazhdimisht ka kaluar nëpër sfida të mëdha dhe të vështira.

Osmani thotë se si presidente sfida më e madhe për të dhe për qytetarët janë reformat në drejtësi, njofton Klankosova.tv.

“Në këta gjashtë muaj që unë përfaqësojë qytetarët e Kosovës jam ndjerë se kam vendime të vështira për të marrë – por jam ndjerë krenare për secilin vendim që e kam marrë. Por, për të folur në përgjithësi mendoj se sfida më e vështirë jo vetëm për mua si presidente por edhe për qytetarët janë reformat në drejtësi sepse këto nuk mund të ndodhin brenda natës pasi do të ketë shumë refuzime për shumë struktura dhe nënstruktura do duhet të ketë shumë kurajo dhe vullnet politik e po ashtu duhet shumë mbështetje nga partnerët tanë ndërkombëtar”.

“Por sërish kjo do të jetë sfidë e për këtë mendoj se është e vështirë dhe sfiduese”.

“Puna jonë është çdo ditë sfiduese dhe nuk është asgjë e thjeshtë pasi nuk është se e ke një ide dhe atë mund ta implementosh por duhet të mendosh edhe të parandalosh gjërat e këqija që mund të ndodhin pas për këtë mendoj se reformat në drejtësi do të jetë ndër sfidat më të mëdha për ne”, tha Osmani.

Të ngjashme