Osmani nuk pajtohet me raportin e KE-së për vettingun, inkurajon institucionet të vazhdojnë me reforma

Prishtinë | 20 Tet 2021 | 17:32 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidentja Vjosa Osmani tha se nuk pajtohet me raportin e Komisionit Evropian për procesin e vetting-ut, ku thuhet se rivlerësim i plotë dhe i menjëhershëm i të gjithë prokurorëve dhe gjyqtarëve paraqet një burim shqetësimi serioz, raporton Ekonomia Online.

Sipas Osmanit kjo është e papranueshme, pasi që thotë se vettingu është i domosdoshëm dhe e vetmja mënyrë për t’i arritur synimet të cilat po i kërkon BE-ja.

“E konsiderojë të  nevojshme të ndalen në disa prej temave që kanë të bëjnë me procesin e vettingut duke përfshirë edhe veriun. Si presidente nuk pajtohem fare me këtë konstatim sepse mungesa e vettingut do të ishte serioz dhe jo kjo pjesë. Në këtë raport KE konsideron se procesi i vettingut do të duhej të ishte masa e fundit edhe ky konstatim është i gabuar. “Sa i përket vetingut Komisioni Evropian konstaton se rivlerësimi i menjëherë i gjyqtarëve paraqet një burim shqetësimi serioz. Si presidente nuk pajtohem me këtë konstatim. Në fakt mungesa e vetingut do ishte shqetësim serioz e jo përmbushja e këtij procesi. Komisioni Evropian konsideron se vetingu do duhej të ishte masë e fundit dhe e jashtëzakonshme pasi të jenë shteruar të gjithë mekanizmat, edhe ky konstatim është i gabuar sepse mekanizmat ekzistues janë këta për vite të tërë dhe kanë rezultuar joefektiv. Përmes këtyre mekanizmave nuk është rritur profesionalizmi, integriteti dhe besimi qytetar në institucione të drejtësisë. Për këto BE ka kritikuar për vite të tëra. Vetingu jo vetë, i rëndësishëm por i domosdoshëm”.

Ajo tha se në luftën ndaj krimit e korrupsionit nuk ka kompromis, derisa ka thënë se presin përkrahje të plotë nga BE-ja.

“Për dallim nga konstatimi i raportit të BE, ky proces do jetë i vazhdueshëm dhe gjithëpërfshirës. Për vite me radhë kanë konstatuar mangësi në sistemin e drejtësisë dhe mungesën e mekanizmave adekuat, si rrjedhojë është e qartë se vetëm mekanizmat ekzistues nuk do ketë mundësi të kemi reformat e dëshiruara në sistemin tonë të drejtësisë. Ky proces do jetë mekanizmë për të nxjerrë ën pah prokurorët, gjyqtarët që kanë integritet dhe janë profesional. Vetingu do zhvillohet në përputhje me standardet tona, duke marrë reforma të thella në drejtësi dhe duke siguruar drejtësi. Jo vetëm kërkoj që ky proces të vazhdojë e të mos ndalet, por edhe të përshpejtohet si domosdoshmëri. I inkurajoj të gjitha institucionet të vazhdojnë këtë punë”.

Edhe pse në raportin zgjedhor të BE-së është thënë qe shkarkimi i Valdete Daka ka qe ë i jashtëligjshëm, Osmani për këtë është përgjigjur duke thënë se ka qenë në përputhje të plotë me ligjin dhe Kushtetutën.

“Interpretimi i ligjshmërisë së vendimeve të Presidentes është kompetencë e gjykatave kompetente, jo e misioneve që të japin deklarata e konkluzioneve të tilla. Legjislacioni në fuqi parasheh që Presidentja është autoriteti për të emëruar kryesuesen e KQZ-së sikurse edhe për ndërprerjen e mandatit të saj. Pra Presidentja është autoriteti emërues, shkarkues dhe ajo që bënë vlerësimin e integritetit të KQZ-së. Vendimi për shkarkimin e kryetares së KQZ-së ka qenë në përputhje të plot me ligjin, me Kushtetutën dhe ushtrim i qartë i kompetencave për të mbrojtur integritetin e atij institucioni”.

Osmani tha se askush nuk mund ta kërcënon për dërgim në Gjykatën Kushtetuese, pasi që tha se është e përkushtuar në pavarësinë e institucioneve të vendit.

“Mua nuk mund të më zbrazë askush me kërcënime ne Gjykatën Kushtetuese dhe do të jem e pa kompromis në pavarësinë e institucioneve në vend”.

Tutje, Osmani ka vlerësuar kryesuesit e ri të KQZ-së dhe sipas saj kjo u pa në zgjedhjet e 17 tetorit.

“Rezultati po shihet që tashmë është pozitiv me një udhëheqje profesionale dhe apolitike. Si rrjedhojë KQZ tashmë nuk është temë në favor të agjendave politike por është duke u vlerësuar me notat më të larta për performancën e tyre si nga misionet ndërkombëtare po ashtu edhe nga vëzhguesit vendor”.

Ajo u shpreh se shpreson që në të ardhmen zyrtarët e BE-së të mos bëjnë “deklarata të njëanshme e të pabazuara”, duke iu kundërpërgjigjur kështu Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, i cili tha se Kosova duhet të mos marrë “veprime të njëanshme”, pas aksionit të Policisë së Kosovës kundër kontrabandës.

“Shpresoj që në të ardhmën, zyrtarët e BE-së të mos bëjnë deklarata të njëanshme e të pabazuara, të cilat vetëm sa mund të rrisin tensionet e të pengojnë përpjekjet tona për sundim të ligjit në çdo cep të Kosovës. Mua më vjen mirë që sot ka pasur reflektim. Unë e mirëpres deklaratën e Z.Blinken….”, deklaroi Osmani.

Lexo më shumë:

Të ngjashme