Osmani para evropianëve: Shpresoj që BE-ja ta dëgjojë thirrjen tonë të zëshme për vizat

Prishtinë | 19 Qer 2020 | 11:44 | Nga Ekonomia Online

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani në konferencën online të punimeve të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore (SEECP) tha se qëllimi i Kosovës është integrimi në BE.

“Kjo konferencë shumë specifike sot do të trajtojë tri çështje të ndryshme dhe të gjitha ato kanë një ndikim të jashtëzakonshëm në jetën e përditshme të qytetarëve tanë në rajon. Integrimi në BE është ndër qëllimet kryesore të politikës së jashtme të shumicës, nëse jo të të gjitha vendeve të rajonit”.

“Qasja e re për t’u bërë anëtarë në BE ka ngritur dyshime tek disa që po pretendojnë se procesi është bërë më i komplikuar. Sidoqoftë, kjo nuk ka qenë me të vërtetë tendenca primare e Komisionit dhe shteteve anëtare”.

Osmani në këtë panel foli edhe për mjedisin dhe problemin me ndotje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme