Osmani paralajmëron padi ndaj atyre që po ia keqpërdorin imazhin

Prishtinë | 07 Qer 2017 | 10:44 | Nga

Kandidatja e koalicionit LDK-AKR-Alternativa, Vjosa Osmani ka thënë se nuk ka shpërndarë asnjë poster për të bërë fushatë për zgjedhjet e 11 qershorit.

Madje ajo ka thënë se përveç për këto zgjedhje, nuk ka bërë diçka të tilla as në zgjedhjet e fundit të mbajtura më 2014.

Osmani ka pohuar përmes Facebook që kushdo që ka vënë poster pa autorizimin e saj është duke shkelur ligjin për çka do të përgjigjet.

Postimi i plotë i Osmanit:

“Për informatën e të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe organeve që po merren me organizimin e zgjedhjeve:

Vjosa Osmani nuk ka shpërndarë nëpër Kosovë ASNJË poster të vetëm as në këto zgjedhje dhe as në zgjedhjet e kaluara. Kushdo që mund të ketë bërë një gjë të tillë pa u autorizuar nga unë e pa lejen time, është duke shkelur ligjin, dhe për këtë shkelje do të përgjigjet. Tani do të informojë policinë dhe KQZ-në për këtë shkelje dhe keqpërdorim të identitetit dhe emrit tim për interesa të ulëta që bien ndesh me rregullat e fushatës zgjedhore”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme