Osmani: Pas 20 vjetësh abuzim, ka ardhur koha që Kosova t’u kthehet qytetarëve

Prishtinë | 10 Sht 2019 | 17:16 | Nga Ekonomia Online

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, ka takuar strukturat e partisë dhe qytetarët e komunës së Klinës.

Ajo ka thënë se pas 20 vjetësh abuzimi, ka ardhur koha që Kosova t’u kthehet qytetarëve, njofton Klan Kosova.

“Një gjë është e sigurt, në çdo cep të Kosovës që kemi shkuar, e kemi kuptuar se fitorja e LDK-së është e pandalshme”.

“Guximi intelektual është ajo që e ka quar Kosovën përpara –  këtë e din Klina dhe LDK-ja e Ibrahim Rugovës. Për dallim prej të tjerëve, ne i kemi fituar sfidat”.

“Përtej strukturave të LDK-së, a e dini se cila është forca më e madhe LDK-së?  Jeni ju. Prandaj ata do të humbin dhe ne do të fitojmë”.

“Qe 20 vjet në politikë, asnjë hap nuk e kam bërë pa ju. Për mua politika është bashkëveprim dhe bashkim i yni me të gjithë juve. Formulën e fitores do ta ndërtojmë bashkë me ju”.

“Pas 20 vjetësh abuzimi dhe rrenash, ka ardhur koha që Republika e Kosovës t’u kthehet qytetarëve sepse ju e keni ndërtuar dhe ju takon juve”.

“Klina në kohë historike ka ditur se ku duhet të rreshtohet dhe asnjëherë nuk e ka lënë vetëm Ibrahim Rugovën”.

“Shteti ynë sot rrezikohen nga njerës të padijshëm dhe nga ata që nuk shohin interes tjetër përveç gjepit të tyre. A jeni të gatshëm që të iu jepet besimi atyre që nuk mendojnë tjetër përveç aferave korruptive?.

“Ka ardhur koha që ta bëjmë sakrificën më sublime për hir të fëmijëve tanë. Për fëmijët tanë ja vlen secila sakrificë”.

“Neve na duhet mobilizim nacional sikurse ai gjatë viteve të 90-ta. Ne rrezikojmë që të dështojë shteti shkaku i njerëzve që nuk e kanë parësor interesin e qytetarëve”.

Të ngjashme