Osmani pas takimit me amerikanët: Folëm për urgjencën e dialogut

Prishtinë | 25 Pri 2022 | 18:24 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidentja Vjosa Osmani doli në konferencë për media me Ndihmës Sekretaren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried pas takimit me delegacionin amerikan në Presidencë.

Osmani tha se në takim i diskutua edhe urgjenca e dialogut me Serbinë, raporton Ekonomia Online.

“Gjithashtu diskutuam për urgjencën dhe nevojën për progres në procesin e dialogut, gjithnjë të përqëndruar në njohjen reciproke”, tha Osmani.

“Gjithnjë të përkushtuar në njohjen reciproke. E ritheksova se Kosova është dhe vazhdon të jetë palë konstruktive në dialog dhe se mbesim të përkushtuar ndaj këtij procesi i cili në qendër e ka njohjen reciproke dhe nga i cili do të përfitojnë përfundimisht qytetarët tanë”.

“Shfrytëzova gjithashtu rastin për të shprehur zhgënjimin tonë për moszbatimin e marrëveshjeve të shumta të nënshkruara në Bruksel nga ana e Serbisë duke përfshirë këtu edhe refuzimin e Serbisë për shpërbërjen e strukturave ilegale të cilat vazhdojnë të frikësojnë serbët e Kosovës dhe përbëjnë sfidë serioze të sigurisë dhe të sundimit të ligjit e të cilat udhëhiqen nga individë të sanksionuar nga Qeveria Amerikane”.

“Por më lejoni të theksoj se as marrëdhënia jonë me aleatin tonë më të afërt Shtetet e bashkuara të Amerikës e as marrëdhëniet tona me anëtarë të tjerë të komunitetit nuk do të duhej të përcaktoheshin nga dialogu me Serbinë”, theksoi Osmani.

“Ne do të vazhdojmë të forcojmë bashkëpunimin dypalësh me partnerët tanë, përderisa ky proces do të vazhdojë dhe siç e ka treguar edhe vetë presidenti Biden, Kosova gjatë vitit që e lamë pas ka treguar vazhdimisht lidership në skenën ndërkombëtare”, deklaroi Osmani.

Presidentja theksoi se në takim ka thënë se Kosova është e përkushtuar në këtë proces.

“E ritheksova se Kosova është dhe vazhdon të jetë palë në dialog dhe se mbesim të përkushtuar ndaj këtij procesi i cili e ka në qendër njohjen reciproke dhe nga i cili do të përfitojnë përfundmisht qytetarët”, tha ajo

Të ngjashme