Osmani për marrëveshjen për energji: Progresi i arritur sot, i një rëndësie vendimtare

Prishtinë | 21 Qer 2022 | 19:28 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes për energjinë në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Me anë të një postimi në Twitter, ajo ka thënë se progresi i arritur sot është i një rëndësie vendimtare, teksa ka theksuar se Kosova ka treguar se është konstruktive.

Osmani ka shtuar se Kosova tani hapi kyç është zbatimi i marrëveshjes.

“Progresi i arritur sot në dialogun Kosovë-Serbi përmes arritjes së marrëveshjes për udhërrëfyesin e energjisë është i një rëndësie vendimtare. Si gjithmonë, Kosova ka treguar të jetë konstruktive dhe e angazhuar në mënyrë aktive në këtë proces. Tani zbatimi është hapi kyç përpara”, ka shkruar presidentja Osmani.

Të ngjashme