Osmani për pak i kthen përgjigje Thaçit

Prishtinë | 04 Mar 2020 | 11:46 | Nga Ekonomia Online

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani për pak pritet që t’i kthejë përgjigje për seancën presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.

Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Express, këshilltari i Osmanit, Artan Murati.

“Jemi duke u përgjigj, sepse sot e morëm letrën. Për pak e pranon përgjigjen Presidenti”, ka thënë Murati.

Ndryshe, pak më parë, presidenti i vendit, Hashim Thaçi përmes një letre i ka kërkuar Osmanit që të bëjë përgatitjet për seancën e sotme, ku presidenti ka kërkuar që të raportojë për takimet që ka pasur në Amerikë.

Deri më tani nuk është thirrur mbledhje e kryesisë ku do të vendoset për seancën.

Sekretari i presidencës të martën përmes një shkrese zyrtare drejtuar Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar që Thaçi t’i organizohet një seancë më 4 mars, për t’i njoftuar në lidhje me vizitën e realizuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe takimet që ka mbajtur atje.

“Në shkresën zyrtare drejtuar Sekretarit të Kuvendit, Sekretari i Presidencës ka kërkuar që të bëhen të gjitha përgatitjet për mbajtjen e një seance në lidhje me këtë çështje. Presidenca kishte shprehur gatishmërinë e presidentit Thaçi që ai t’i drejtohej Kuvendit edhe në fund të vitit të kaluar, siç parashihet me Kushtetutë, mirëpo kjo seancë nuk ishte organizuar, pasi që Kuvendi nuk ishte plotësisht i konstituuar”, thuhet në komunikatën e Presidencës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme