Osmani për taksën: Gjatë ditës dalim me qëndrim, mbrojmë partneritetin me ShBA-në dhe BE-në

Pejë | 28 Shk 2020 | 09:44 | Nga Albana Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

E plotësuar: Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, tha se gjatë ditë partnerët e koalicionit qeverisës VV dhe LDK do të dalin me qëndrim sa i përket vendimit të mbrëmshëm të kreut te Qeverisës, për heqjen e pjesshme të taksës, raporton Ekonomia Online.

Osmani pas takimit me kryetarin e Pejës Gazmend Muhaxheri, shtoi se partnerët e koalicionit do të marrin vendim të përbashkët për këtë çështje në takimet që do të zhvillojnë gjatë ditës.

Ajo më tej ka shtuar se qëllimi i përbashkët i të dy partive është mbrojtja e partneritetit me ShBA-në dhe BE-në.

“Ne do t’i diskojmë këto çështje gjatë ditës me kryeministrin, është me rëndësi që partnerët e koalicionit të marrin vendime të përbashkëta dhe do të deklarohemi në momentin që marrim një qëndrim”.

“Shoh bashkëpunim shumë të mirë nga ana e partnerëve të kolacionit, kanë qëllimin e përbashkët, mbrojtjen e interesave të vendit dhe mbrojtjen e partneritetit me ShBA-në dhe BE-në”.

“… jam e bindur që çdo dallim që është do të zgjidhet shumë shpejt”.

Kur foli për vizitën në Pejë, ajo tha se do të vazhdojë komunikim me të gjitha komunat që të di saktë se cilat janë problemet e qytetarëve, raporton EO.

“Diskutuam me qëllim që të hapim një lloj epoke të re me efektive ndërmjet institucioneve lokale dhe qendrore”.

“Deputet që vijnë nga ky rajon të jenë sa me afër qytetarëve. Të vazhdojmë komunikimin e çdo ditshëm jo vetëm me komunën e Pejës, por me gjitha komunat sepse këta e dinë problemet më të drejtpërdrejta dhe akute të qytetarëve andaj duhet të punojmë bashkë”.

Kurse kryetari Muhaxheri, ka falënderuar Osmanin për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme.

“Kemi kënaqësinë qe sot kemi në vizitë kryeparlamentaren e informuam, për rrjedhat në komunën e Pejës. Do të vizitojmë dy shkolla pastaj edhe do të zbulojmë shtatoren e Majlinda Kelmendit”.

Pas takimit me kryetarin e para e Kuvendit do të vizitojë shkollën e mesme të arteve “Odhise Paskali”, dhe shkollën fillore “Asdreni” në këtë komunë.

Osmani do të marrë pjesë në zbulimin e shtatores së Majlinda Kelmendit në qendër të Pejës.

Osmani në Pejë, takohet me kryetarin Muhaxheri

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, gjatë së premtes ka vizituar Komunën e Pejës, ku është takuar me kryetarin Gazmend Muhaxheri, raporton Ekonomia Online.

Pas takimit me kryetarin e para e Kuvendit do të vizitojë shkollën e mesme të arteve “Odhise Paskali”, dhe shkollën fillore “Asdreni” në këtë komunë.

Osmani do të marrë pjesë në zbulimin e shtatores së Majlinda Kelmendit në qendër të Pejës.

Të ngjashme