Osmani: Përderisa Kosova kujton viktimat e gjenocidit, BE e shpërblen Serbinë

Prishtinë | 09 Dhj 2019 | 15:47 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani ka thënë se në kohën kur Kosova po kujton viktimat e gjenocidit, Bashkimi Evropian po e shpërblen Serbinë me hapjen e kapitullit për integrim në BE.

Osmani përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se edhe pas më shumë se dy dekadash, shteti serb vazhdon me politikën e mohomit të krimeve.

Postimi i plotë:

Në ditën ndërkombëtare të kujtimit të viktimave të gjenocidit, kujtojmë të gjithë ata që humbën jetën si rezultat i politikave gjenocidale të shtetit serb, dhe në veçanti fëmijët e vrarë e të masakruar nga ky regjim. Edhe pas më shumë se dy dekadash, shteti serb vazhdon me politikën e mohimit të këtyre krimeve, nuk shprehë keqardhje për viktimat e pafajshme dhe tenton të rishkruaj historinë edhe pse krimet serbe ndodhën para syve të të gjithë botës. Përderisa ne sot kujtojmë të gjithë ata që humbëm, Bashkimi Evropian, pikërisht sot, po e shpërblen Serbinë me hapjen edhe të një kapitulli në procesin e integrimit evropian.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme