Osmani: Përkrahja britanike është tejet e rëndësishme për sovranitetin e Kosovës

Prishtinë | 22 Maj 2019 | 13:25 | Nga Ekonomia Online

Komisioni për punë të jashtme gjatë vizitës zyrtare në Londër ëshë takuar me ministrin për Evropë dhe Amerikë, Alen Duncan, me të cilin kanë diskutuar për mënyrat e thellimit të prtneritetit ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Kryetarja e këtij komisioni, Vjosa Osmani, në një status në llogarinë e saj në Facebook ka shkruar se është e rëndësishme si kurrë më parë përkrahja britanike për sovranitetin e Kosovës dhe për një shtet ligjor ku të gjithë jaë të barabartë para ligjit.

“Sot në Londër, në takimin e Komisionit për Punë të Jashtme me Ministrin Alen Duncan (Ministër për Evropë dhe Amerikë), diskutuam për mënyrat e thellimit të partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar. Ky shtet ishte pranë nesh jo vetëm në kohë të vështira kur populli ynë rrezikohej të zhbëhej, por edhe në çdo etapë të ndërtimit të paqes e të shtetit tonë.

Sot, partneriteti ynë duhet të fokusohet në fusha konkrete, prandaj përkrahja britanike për sovranitetin e Kosovës si dhe për një shtet ligjor ku të gjithë janë të barabartë para ligjit, janë më të rëndësishme se kurrë më pare”, ka shkruar në Facebook, Vjosa Osmani.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme