Osmani: Preferoj koalicion me Vetëvendosjen

Prishtinë | 30 Qer 2017 | 18:39 | Nga

Deputetja me e votuar e LDK-së, Vjosa Osmani, ka komentuar mundësit e bashkëpunimit me paritet politike. Ajo ka thënë se një koalicion të mundshëm do ta preferonte me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ajo ka thënë se PDK duhet të dal tashmë në opozitë.

“Unë do të preferoja që ne të bëjmë një marrëveshje me Vetëvendosjen. Besoj që edhe do të ishte bashkëpunimi më i mirë i mundshëm”, ka thënë Osmani.

Ajo ka thënë se edhe AKR dhe Alternativa kanë thënë se nuk do të shkojnë me PDK-në dhe PAN’in.

“Deri më tash edhe këto dy parti kanë thënë se nuk do të shkojnë më PAN. Kjo mbetet të shihet edhe në ditët në vazhdim”, ka thënë Osmani.

Osmani ka thënë se nëse LDK hynë në koalicion me PAN, do të kundërshtojë në çdo mënyrë këtë.

“ Do të vazhdojmë kundërshtare e madhe. Siç kam qenë edhe më herët”, ka thënë ajo në Klan Kosova.

Vjosa Osmani është deputetja më e votuar në zgjedhjet e 11 qershorit.

Ajo ka marrë mbi 64 mijë vota në zgjedhjet parlamentare edhe pse në listën e koalicionit LDK-AKR-Alternativa ka qenë e renditur me numrin 81.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme