Osmani pret në takim presidentin e KE-së

Prishtinë | 15 Qer 2022 | 10:22 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim, presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, raporton Ekonomia Online.

Takimi mes Osmanit dhe Michel tashmë ka filluar, dhe pas përfundimit është paralajmëruar konferencë e përbashkët për media.

Pas Osmanit, nga ora 11:50, Michel do të pritet edhe nga kryeministri Albin Kurti.

E për shkak të vizitës së tij, policia ka njoftuar se do të ketë ndërprerje të përkohshme të trafikut në disa segmente rrugore.

Policia e Kosovës bën të ditur se gjatë kësaj vizite do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit në Kosovë.

Të ngjashme