Osmani reagon për pasivizimin e adresave në Luginën e Preshevës: Komuniteti ndërkombëtar duhet të bëjë më shumë

Prishtinë | 15 Kor 2021 | 16:35 | Nga Ekonomia Online

Presidentja Vjosa Osmani, ka reaguar lidhur me pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Në një shkrim në Twitter, duke cituar Komunitetin eHelsinkit ka thënë se ‘pasivizimi’ i shqiptarëve në Serbi është “një formë e spastrimit etnik përmes mjeteve administrative”.

Tutje tha se të gjithë qytetarët duhet të gëzojnë të drejtat themelore të njeriut.

“Përgjigja e komunitetit ndërkombëtar deri më tani ka qenë e pamjaftueshme. Duhet bërë më shumë”, tha Osmani.

Më tej presidentja thekoi se ka ngritur këtë çështje në disa raste, si këtu në Kosovë, ashtu edhe jashtë saj.

“Këta qytetarë kanë mbështetjen e plotë të institucioneve të Republikës së Kosovës. Ne do të bëjmë gjithçka që kemi në dorë për t’u siguruar që zëri i tyre të dëgjohet”, shkroi Osmani.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme