Osmani i reagon presidentit Thaçi pas deklaratave për mandatarin

Prishtinë | 03 Kor 2017 | 20:20 | Nga

Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës është shprehur se Presidenti i vendit Hashim Thaçi është duke e shkelur Kushtetutën me deklaratat e tij se për mandatarin e Qeverisë do të veprojë sikurse Atifete Jahjaga në vitin 2014.

Osmani tha se kjo gjë nuk do të tolerohet dhe nëse do të vazhdojë të veprojë kështu do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese.

“Presidenti dje fatkeqësisht ka dhënë një deklaratë e cila është në kundërshtim të plotë edhe me Kushtetutën edhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese ka thënë qartë se herën e parë, për vetëm herën e parë mandati i jepet fituesit të zgjedhjeve që në këtë rast do të ishte koalicioni PAN. Megjithatë nëse dështon koalicioni PAN Presidenti e ka obligim kushtetues, që është e qartë edhe në vendimin e Gjykatës që t’i jap mandatin kujtdo që garanton që i ka numrat, pra 61 deputetë”, tha Osmani për Tribuna Channel.

Ndërsa deklarimet e zyrtarëve të PAN se i kanë siguruar votat e mjaftueshme për formim të Qeverisë, Osmani i sheh si spekulime pasi sipas saj kjo gjë nuk mund të ndodhë asnjëherë.

“Koalicioni PAN nuk i ka për momentin numrat sepse janë 39 deputetë të këtij koalicioni”, tha ajo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme