Osmani: Reciprociteti me Serbinë pjesë e programit të Qeverisë, nuk e cenojmë integritetin e shtetit

Prishtinë | 06 Shk 2020 | 12:07 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas mbledhjes së kryesisë, kryeparlamentarja Vjosa Osmani, tha se reciprociteti me Serbinë është pjesë e programit të Qeverisë ndërmjet dy partnerëve të koalicionit, raporton Ekonomia Online.

Por sipas saj, taksa 100% ndaj Serbisë do të zëvendësohet me reciprocitet të plotë, duke shtuar se nuk do ta cenojnë asnjëherë integritetin e Kosovës.

“Tarifa të zëvendësohet me reciprocitet, ne nuk e marrim atë vendim, por Qeveria. Ka pajtim të tillë është pjesë e programit Qeverisës mes dy partnerëve”.

“Ne kemi bojkotuar pasi është cenuar integritetin territorit të Kosovës. Andaj jemi dashur të marrim masa të tilla, por tani opozita nuk ka interes, pasi ne nuk do të cenojmë asnjëherë integritetin e Kosovës”.

Osmani: Kuvendi do t’i ketë 14 komisione, seancat do të mbahen çdo javë

Osmani ka sqaruar se pas risistematizimit të ministrive dhe zvogëlimit të numrit do të përshtaten edhe komisionet, andaj do të jenë 14 komisione, për emërimet do të vendoset të hënën, raporton Ekonomia Online.

“Mbajtëm mbledhjen e kryesisë për konstituimin e komisioneve parlamentare. Në përputhje me numrin ne ministrive pasi ne kemi bërë një risistematizim të ministrive dhe zvogëlim të numrit është dashur të përshtaten edhe komisione të përshtatshme. 14 komisione që do t’i mbikëqyrin ministritë. Emërimi i tyre është shtyrë për ditën e hënë”.

Osmani njoftoj se mbledhja e kryesisë do të mbahet çdo të hënë, për dallim nga kryesia e kaluar e cila ka lejuar grumbullimin e pikave.

“Kishim koordinim për dallim nga e kaluara që mbaheshin rrallë dhe më pas grumbulloheshin. Andaj ne do të kemi çdo të hënë mbledhje të kryesisë çdo të hënë, dhe për këtë u pajtuan edhe anëtarët dhe kryetarët e kryesisë”.

Mes tjerash, Osmani ka folur edhe për buxhetin, për të cilin tha ajo se këto ditë do të vendoset nëse do të ketë zgjatje të buxhetit për muajin mars apo për tërë vitin.

“Së shpejti do të kemi kërkesën për zgjatjen buxhetore për muajin mars ose do të vijë në tërësi buxheti për vitin 2020. Këto ditë presim vendimin e qeverisë”, ka thënë Osmani duke shtuar se nuk është njoftuar zyrtarisht për bojkotin e PDK-së në mbledhjen e sotme.

“Nuk është njoftuar formalisht një bojkot i tillë nga PDK. Foto nuk është larguar por vetëm është zhvendosur”.

“Do të dërgoj kërkesën për pezullim të pozitës së ligjërimit në kolegj. Gjatë këtyre viteve do të fokusohem vetëm në punën në Kuvend”.

Të ngjashme