Osmani: Serbia e Rusia na quajnë ‘konflikt i ngrirë’, sot kryeministri Hoti e quajti të tillë Kosovën

Prishtinë | 23 Qer 2020 | 19:25 | Nga Ekonomia Online

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka thënë se masat e reciprocitetit nuk janë veprim nxitës kur ai duhet të merret si veprim ekuivalent krahas veprimeve të një shteti ndaj një tjetri.

“Në këtë institucion kemi dëgju si reciprociteti duhet të jetë parim. Është koncept praktik dhe veprim ekuivalent dhe varet nga një reagim i shtetit tjetër. Nuk është veprim nxitës dhe është i parashikueshëm nga një shtet me politikë të padrejtë me shtetin tjetër. Nëse Serbia nuk është e pakënaqur me një masë të Kosovës ajo duhet së pari të tërheqë një masë kundër Kosovës. Kosova që nga fillimi I këtij procesi e ka dëshmuar historiksiht se është e hapur për dialog dhe prandaj e ka dëshmuar me veprime konkrete”.

“Për mua mbetet e pakuptimtë, e papranueshme për dialog nëse reciprociteti quhet pengesë e aq më tepër nga një kryeministër që duhet ta përfaqësoj Kosovën në tryezën e diskutimeve. Nëse të kujtohet shpallja e pavarësisë, letrat e njohjes që na kanë ardhë thuhet se Kosova synohet të jetë e barabartë me shtetet tjera. Praktika e reciprocitetit njihet e pranohet si e tillë nga të gjithë liderët e vendeve demokratike”.

“Këtu na u folë se çka thonë miqtë tanë, por është mirë të shihet çka thonë edhe armiqtë.Kërkesa për reiprocitet është e dëgjuar nga miqtë tanë. Çka thonë Serbia dhe Rusia për ne? Na quajnë konflikt i ngrirë. Po ju pyes kush e quajti sot, konflikt i ngrirë Kosovën. E quajti kryeministri. Kosova është çështje e zgjidhur, konflikte të ngrira, si vende nëpër Rusi që nuk e kanë statutin e zgjedhur është për keqardhje të krahasohet me Kosovën dhe një gjë e tillë nuk do duhej të përdorej asnjëherë. Duke heqë dorë nga parimi i reciprocitet i është mohuar edhe e drejta të kërkojë trajtim të barabartë qytetarëve të Luginës që rrezikohen nga pushteti serb”.

Të ngjashme