Osmani: Shqetësues prioriteti i dialogut me Serbinë, duke lënë anash tema të tjera të rëndësishme

Prishtinë | 23 Pri 2018 | 12:12 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti i Prishtinës për Studime Politike ka organizuar tryezën e diskutimit “Politika e Jashtme Kosovare: Prioritetet dhe Sfidat”.

Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, Vjosa Osmani tha se është shqetësues prioriteti i dialogut me Serbinë duke lënë anash tema të tjera të rëndësishme, raporton Ekonomia Online.

“Në vitin 2007 në negociatat e Serbisë, një nga kushtet e Serbisë ka qenë që Kosovës t’i lejohet autonomi në fushat tjera përveç në politikën e jashtme dhe në fushën e sigurisë. Kritika ime themelore përgjatë këtyre viteve të fundit ka qenë ndryshimi i shpeshtë i prioriteteve. Ne duhet të kemi prioritete afatgjata. Përderisa e shihja programin e qeverisë 2017-2021 prapë është problemi i njëjtë”.

“Brenda agjendës së MPJ-së, dialogu me Serbinë është para njohjeve para anëtarësimit në organizata dhe para çdo gjëje. Komisioneri Hahn ka thënë se e ardhmja e Kosovës varet nga dialogu me Serbinë dhe kjo është shqetësuese. Ne duhet të sigurohemi që marrëveshja finale që do të arrihet me Serbinë do të përfshijë interesat e qytetarëve. Nëse e shohim zbatueshmërinë e marrëveshjeve është shqetësuese. Ne kemi dëgjuar që Serbia po investon kundër Kosovës, mirëpo çfarë kemi bërë ne si Kosovë që t’i kundërshtojmë këto veprime. Ne kemi thënë që duhet të bëjmë një fond për të kundërshtuar këto veprime, mirëpo një gjë e tillë nuk është përkrahur”, tha ajo.

Ajo tha se Komisioni ka planifikuar disa vizita në shtetet që s’e kanë njohur që ndihmojnë në procesin e njohjeve, raporton EO.

Ardian Arifaj, nga Presidenca e Kosovës, tha se ndër prioritetet kryesore të presidencës janë dialogu me Serbinë dhe konsolidimi.

“Pikë e rëndësishme është konsolidimi dhe dialogu. Është përmendur dialogu me Serbinë dhe me të drejtë, sepse është një nga sfidat kryesore e hapjes së një faqeje të re të integrimit. Ne synojmë që në fazën përfundimtare të anëtarësohemi në organizatat botërore. Kur flasim për dialog, flasim për dialogun me rajonin si kusht kryesor për anëtarësim në BE”.

“Presidenca ka mbështetur luftën kundër korrupsionit. Me këtë dëshirohet që Kosova të bëhet pjesë e paqes në rajon. Me këtë shohim edhe transformimin e FSK-së në ushtri dhe kjo bëhet në partneritet me ndërkombëtarët”.

 

 

Të ngjashme