Osmani: S’kemi formë zyrtare rreth rastit të Xhamajkës

Prishtinë | 21 Shk 2020 | 16:56 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës në Gjilan, ka komentuar edhe lajmin për njohjen nga Xhamajka që doli të jetë i pavërtetë, raporton Ekonomia Online.

Ajo ka kërkuar që të jenë më të kujdesshëm në deklaratat e tyre, ndërsa siguroi se porsa të kenë ndonjë vendim zyrtar do ta bëjnë publike.

“Si kuvend jemi bazuar në informatën që na ka ardhur. Duhet të jemi të kujdesshëm deri në momentin e sqarimit zyrtar. Mund t’iu sigurojë që përkundër faktit që vjen njohja, në momente mund të ndodhin edhe ndërhyrjet. Pra, në momentin që vjen kjo formë zyrtare do të deklarohem në emër të Kuvendit të Kosovës“, ka thënë ajo.

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka thënë se Vlora Çitaku, e ka njoftuar MPJ-në për njohjen nga Xhamajka nëpërmjet postës elektronike, dhe ka paralajmëruar se shumë shpejtë do të ndërmarr masa lidhur me skandalin.

Të ngjashme