Osmani: Sot populli i Kosovës iu bashkohet me gjithë zemër amerikanëve në festimin e 4 korrikut

Prishtinë | 04 Kor 2022 | 10:58 | Nga Ekonomia Online

Presidentja Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova qëndron me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kjo duke uruar 4 korrikun, ditën e pavarësisë për këtë shtet.

“Sot populli i Kosovës i bashkohet me gjithë zemër presidentit Joe Biden dhe të gjithë miqve tanë amerikanë në festimin e 4 korrikut”.

“Ne jemi krenarë për arritjet tona të përbashkëta dhe për promovimin dhe mbrojtjen e vlerave tona të përbashkëta. Së bashku, ne do të vazhdojmë të shkojmë nga forca në forcë”,ka shkruar Osmani.


Të ngjashme