Osmani: Sot të gjithë votojmë për kualitetin e jetës sonë në komunat ku banojmë

Prishtinë | 17 Tet 2021 | 09:18 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për zgjedhjet përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Ajo tha se “shpreson që sërish ta dëshmojmë shpirtinë tonë demokratik nëpërmjet pjesëmarrjes sa më të lartë në një process të drejtë dhe të lirë”.

“Mirëmëngjesi Kosovë! Sot të gjithë votojmë për kualitetin e jetës sonë në komunat ku banojmë. Pavarësisht se në cilën komunë votoni, shpresoj që sërish ta dëshmojmë shpirtin tonë demokratik nëpërmjet pjesëmarrjes sa më të lartë në një proces të drejtë dhe të lirë, e duke i respektuar masat kundër Covid-19. I priftë e mbara Republikës sonë”, ka shkruar Osmani.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme