Osmani: Sot vendoset se kur mblidhet Këshilli, marrëveshja duhet të ndodhë

Prishtinë | 15 Jan 2020 | 13:17 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, tha se në ditët në vazhdim do të mblidhet Këshilli i Përgjithshëm për të vendosur rreth ofertës së fundit nga Vetëvendosje, raporton Ekonomia Online.

Osmani tha se sot në LDK do të diskutohet lidhur me ditën se kur do të thirret mbledhja e Këshillit.

Ajo shprehet optimiste se marrëveshja e koalicionit do të bëhet.

“Është në vullnetin dhe ndërgjegjen e secilit. Besoj që në ditët në vazhdim do të mblidhen edhe organet e partisë të cilat e kanë për detyrë që të merren me tema të tilla. Sot do të diskutojmë lidhur me kohën se kur do të thirret Këshilli dhe besoj që shumë shpejt sepse nuk ka kohë më. Nuk ka sot mbledhje kryesia”.

“Unë kam deklaruar dje që për propozimet e tilla vendos Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së dhe do të diskutojmë lidhur me rimandatimin e ekipit tonë për të vazhduar negociata dhe përparimet qe do të vazhdojnë në ato negociata dhe ata anëtarët e Këshillit do të diskutojnë mirëpo unë nuk do të paragjykoj sepse secili prej tyre ka mandat”.

Për deklaratën e Veliu dhe atmosferën në LDK, Osmani tha se ka përkrahje të fuqishme në LDK që vullnetin qytetar ta qojnë përpara.

“Unë sapo u ktheva nga Reçaku ku ishim një ekip atje dhe natyrisht që u takuam me shumë njerëz që janë pjesë e anëtarësisë sonë dhe mund të ju them se atmosfera në LDK për mu është atmosfera e anëtarësisë së LDK-së dhe është shumë e mirë dhe ka përkrahje të fuqishme dhe më shumë se kurrë ta qojnë përpara vullnetin qytetar”, tha ajo, raporton EO.

Në pyetjen se a është opitimiste për koalicion Osmani tha se nuk lejon që asgjë t’ia humb asaj optimizmin.

Të ngjashme