Osmani: Synojmë thellimin e bashkëpunimit me OSBE-në

Prishtinë | 06 Shk 2020 | 17:45 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin e OSBE-së, Jan Braathu, raporton Ekonomia Online.

Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani, tha se me ambasadorin e OSBE-së diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen pasi tani Shqipëria kryeson me këtë organizatë dhe synohet thellimi i marrëdhënieve ndërmjet tyre.

“Kisha kënaqësinë të pres ambasadorin e OSBE-së që ka ndihmuat shtetin tonë të avancojmë në fusha të ndryshme. Diskutuam për mbështetjen që i ka dhënë OSBE-ja, po ashtu edhe grupit të grave deputete dhe deputetët e rinj. E falënderova për të gjithë kontribut dhe natyrisht diskutuam për thellimin e bashkëpunimit. Tani që Shqipëria që e udhëheqë OSBE-në dhe ne do të shikojmë mundësitë dhe si kuvendi i Kosovës do të shikojmë mënyrat për bashkëpunim”, tha ajo.

Ambasadori i OSBE-së, Jan Braathu uroi kryeparlamentaren OSmani duke thënë që do të vazhdojnë bashkëpunimin dhe se suksesi i Kosovës është edhe suksesi i OSBE-së.

“ Unë erdha këtu sot për të uruar kryetaren e Kuvendit të Kosovës për emërimin e saj dhe t’i uroj çdo sukses në mandatin e saj dhe gjithashtu ta siguroj atë, pasi ajo e di shumë mirë që misioni i OSBE-së në Kosovë është këtu për të mbështetur dhe do të bëjmë gjithçka  që është në fuqinë tonë dhe në mandatin tonë për të mbështetur jo vetëm kryetaren e Kuvendit, por të gjithë deputetët që punojnë në Kuvendin e Kosovës. Misioni i OSBE-së në Kosovë është këtu për të punuar për Kosovën. Ne jemi këtu për të punuar me deputetët tuaj, me institucionet tuaja, në mënyrë që të promovojmë qeverisje të mirë, demokraci, të drejtat e njeriut dhe sigurinë publike”, tha ai.

Të ngjashme