Osmani takohet me ambasadorin britanik, e njofton për ecurinë e bisedimeve me VV-në

Prishtinë | 31 Tet 2019 | 14:16 | Nga Ekonomia Online

Sot, nënkryetarja Dr. Vjosa Osmani dhe anëtarët e Kryesisë, Besian Mustafa dhe Lumir Abdixhiku janë takuar me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott i shoqëruar nga Sam Paice, zyrtar i lartë politik.

Dr. Osmani e njoftoi z. Abbott për vazhdimin e takimeve të grupeve punuese të LDK-së me ato të LVV-së për përafrimin e programeve të të dy partive drejt një programi të përbashkët qeverisës, dhe prioritetet e qeverisë së ardhshme, për rendin dhe ligjin, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, arsimin, shëndetësinë dhe zhvillimin ekonomik.

Njëkohësisht Dr. Osmani falënderoi Mbretërinë e Bashkuar për programet përkrahëse në Kosovë dhe kërkoi vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit mes dy shteteve në të ardhmen.

Ambasadori z. Abbott  shprehu interesimin e Mbretërisë së Bashkuar për përkrahjen e proceseve të Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme