Gabriel Escobar, emisar special i ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, do të pritet në takim nga presidentja Vjosa Osmani.
Sipas agjendës takimi do të filloj në ora 08:45 dhe pas takimit do të ketë konferencë për medie.
Ai do t’i mbledhë edhe krerët e opozitës në Ambasadën amerikane.
Njoftimi i plotë:
Agjenda mediale e Presidentes Osmani për nesër (19 tetor 2022)
Në orën 08:45, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve, njëherësh të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Pas takimit, Presidentja Osmani dhe z. Escobar, do të kenë deklaratë për media.
P.S. Mediat e interesuara për ta përcjellë takimin, duhet të jenë në Presidencë në orën 08:30.
Mirëpresim ekipet tuaja!