Osmani takohet me presidenten e Këshillit Kombëtar Zviceran, Isabelle Moret

Prishtinë | 10 Nën 2020 | 15:36 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, njëherësh Kryetare e Kuvendit, ka pritur në takim presidenten e Këshillit Kombëtar Zviceran, Isabelle Moret, raporton Ekonomia Online.

Osmani dhe Moret pas takimit do të mbajnë konferencë për medie.

Delegacioni nga Zvicra është pritur fillimisht nga nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci.

Kurse do të ketë takim edhe me Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë.

Të ngjashme