Osmani takoi ambasadorët e Quintit, “koordinohet për politikën e jashtme”

Prishtinë | 17 Maj 2022 | 19:22 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot ka pritur në takime të ndara ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, ambasadorin e Italisë, Antonello De Riu, ambasadoren e Francës Marie-Christine Butel dhe të ngarkuarit me punë të ambasadës së Britanisë së Madhe Jacob Webber dhe të Gjermanisë Jan-Axel Voss.

Mediet nuk janë njoftuar paraprakisht lidhur me takimet, por sipas një njoftimi të shkurtët të Zyrës së Presidentes thuhet se “Osmani me ambasadorët dhe të ngarkuarit me punë të shteteve të Quintit ka diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, rajon dhe kontinentin evropian, me theks të veçantë në koordinimin në politikën e jashtme”.



Të ngjashme