Osmani takon Kryeministrin e Irlandës, kërkon mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në KE

Prishtinë | 23 Qer 2022 | 17:56 | Nga Ekonomia Online

Presidentja Vjosa Osmani në margjina të samitit në Bruksel është takuar Kryeministrin e Irlandës, Micheál Martin, me të cilin ka diskutuar për vullnetin e qartë të popullit të Kosovës pro integrimit në BE si dhe në organizata të tjera ndërkombëtare.

“Në veçanti, kërkova përkrahje për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, ku Irlanda tani ka udhëheqjen. Me anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, përfitojnë më së shumti qytetarët e Kosovës duke pasur në gjirin e saj një shtet demokratik që promovon të drejtat e njeriut”, shkroi Osmani në Facebook.

Të ngjashme