Osmani takon kryetaret e Kushtetueses së Kosovës dhe Shqipërisë

Prishtinë | 19 Maj 2022 | 13:39 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka pritur në takim kryetaret e Gjykatave Kushtetuese, të Kosovës dhe të Shqipërisë, Gresa Caka-Nimani dhe Vitore Tusha.

Në këtë takim Osmani, bëri thirrje për bashkëpunim në mes të dy vendeve në fushën e drejtësisë përmes ndarjes së praktikave më të mira, nga e cila do të përfitojnë qytetarët e të dy shteteve.

Ajo foli edhe rreth anëtarësimi të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Njoftimi i plotë:

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu ka pritur në takim kryetaren e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, znj. Vitore Tusha, kryetaren e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, znj. Gresa Caka-Nimani dhe një delegacion të përbërë nga përfaqësues të sistemit të drejtësisë nga të dy vendet.

Gjatë këtij takimi, Presidentja Osmani bëri thirrje për bashkëpunim në mes të dy vendeve në fushën e drejtësisë përmes ndarjes së praktikave më të mira, nga e cila do të përfitojnë qytetarët e të dy shteteve.

Më tej, Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës për sistemin e drejtësisë me të cilin qytetarëve të Republikës së Kosovës do t’u mundësohet edhe një shkallë për t’i mbrojtur të drejtat e tyre. Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do të ndikonte direkt në cilësinë e vendimeve gjyqësore dhe rrjedhimisht në përmirësimin e sistemit të drejtësisë.

Anëtarët e këtij delegacioni takuan Presidenten e Republikës së Kosovës pas mbajtjes së konferencës dy ditore për shkëmbim të praktikave ndërmjet sistemeve të drejtësisë të të dy vendeve.

Të ngjashme