Osmani takon Kurtin, Konjufcën e Gërvallën “për t’u koordinuar për politikën e jashtme”

Prishtinë | 07 Shk 2022 | 21:45 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e jashtme, Donika Gërvalla janë takuar në Presidencë.

Osmani përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook” ka shkruar se kanë diskutuar për politikën e jashtme.

“Takim javor koordinues për politikën e jashtme me Kryetarin Konjufca, Kryeministrin Kurti dhe Zëvendëskryeministren Gërvalla. Diskutuam për nismat për fuqizim ndërkombëtar të shtetësisë së Republikës së Kosovës dhe angazhimin tonë në dialogun e përqëndruar në njohje”, ka shkruar presidentja Osmani.

Të ngjashme