Osmani takon përfaqësues të AKK dhe UNDP: Luftimi i krimit dhe korrupsionit krijon institucione të besueshme

Prishtinë | 09 Qer 2020 | 16:05 | Nga Ekonomia Online

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr.Vjosa Osmani ka mbajtur një takim me drejtorin e Agjencisë Kundër Korrupsion, Shaip Havolli, si dhe udhëheqësen e UNDP-së, Maria Suokko.

Ky takim është realizuar me rastin e fillimit të angazhimit të punës së Agjencisë Kundër Korrupsion në hartimin e strategjisë kundër korrupsionit për periudhën 2021-2025.

Kryetarja Osmani ka falënderuar për rolin mbështetës që ka UNDP-ja në hartimin e strategjisë. Ajo ka thënë se angazhimi në luftën kundër korrupsionit krijon mundësinë për institucione të besuara dhe kredibile.

Në këtë takim, gjithashtu u diskutua edhe për bashkëpunimin dhe bashkërendimin institucional deri në fazën finale të aprovimit të strategjisë nga Kuvendi i Kosovës.

Të ngjashme