Osmani takon presidentin e një shteti në Amerikën Latine: Aleat i rëndësishëm i Kosovës

Prishtinë | 08 Maj 2022 | 12:21 | Nga Ekonomia Online

Gjatë vizitës zyrtare në Kosta Rikë, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka takuar homologun e saj nga Republika Dominikane, Luis Abinader. Presidenca thotë se të dy janë pajtuar që ta avancojnë partneritetin ndërshtetëror tutje.

Në takim me Abinader, Presidenca thotë se Osmani ka theksuar se “Republika Dominikane mbetet aleat i rëndësishëm i Kosovës në Amerikën Latine”.

“Ndër të tjerash, në takim u diskutua për raportet miqësore në mes të vendeve tona dhe mundësitë më të mira për të thelluar bashkëpunimin ndërshtetëror, duke përfshirë ekonominë dhe tregtinë, turizmin si dhe fusha të tjera”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

“Forcimi i pozitës ndërkombëtare është një prej shtyllave kryesore strategjike të politikës sonë shtetërore, prandaj jam e lumtur që me Presidentin Abinader u dakorduam për ta avancuar partneritetin tonë diplomatik duke i afruar kështu edhe më shumë dy vendet tona”, citohet të ketë thënë presidentja Osmani.

Të ngjashme