Osmani takon të rinjtë prishtinas: Ju jeni arsyeja pse i kam hyrë kësaj gare

Prishtinë | 10 Sht 2019 | 19:48 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidatja për kryeministre nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, ka mbajtur tubim me të rinj të Prishtinës, raporton EkonomiaOnline.

Osmani para të rinjve është shprehur se kanë zgjedhur kryeqytetin që t’i fillojnë aktivitetet, pasi që Prishtina, sipas saj është vendi ku takohen më së shumti të rinjtë, si në studime e në aktivitete të ndryshme.

“LDK-ja për herë të parë në histori ka dashtë me dhanë një shembull kandidaten më të re për udhëheqje të Republikës së Kosovës, sepse LDK-ja e di shumë mirë që nuk e kam ndërmend me ju sundua. E kam ndërmend me qeverisë këtë vend krah për krah me rininë, për dallim për secila parti tjerët politike”, tha ajo.

Osmani është shprehur se LDK- ja kur flet për të ardhmen e Kosovës e ka mendjen te rinia e Kosovës.

“Kam garuar për një arsye të vetme, ju jeni arsyeja e vetme, arsyeja pse do të fitojmë më 6 tetor jeni ju.  Tash është koha qe rinia të bëhet, bashkë të bëhet qëndrestare me fitua kundër ikjes,kundër atyre që ja kanë mbyll derën”, tha ajo.

Osmani para të rinjve u zotua se në ditën e parë të qeverisjes së sajë do të ftojë organizatat rinore në zyre. Ajo i motivoi ata duke iu dhënë edhe përvoja nga jeta e saj.

“Do të sigurohemi që fytyra e parë në gazetat e botës keni me qenë ju, e jo kriminelët. Ju fare nuk dalloni nga studentët e mi ne Amerikë, jeni ma të mirë, juve ato mundësi munden me ju dhanë vetëm dikush që ju kupton hallet edhe unë i kam pas peripecitë si ju, se kam pas lehtë me fitua bursën edhe unë kam dështuar shumë herë”, tha ajo.

Florjan Dushi, kryetar i degës së dytë të LDK-së, tha se Prishtina ka qenë dhe do të jetë bastion i LDK-së.

“Prishtina është e tëra bastion i LDK-së, sot do të bashkoheni të gjithë, sot me ju të rinj, nesër me të tjerët, me gjeneratat e tjera drejt së bashku për të ndërtuar qeverinë me kryeministren Vjosa Osmani, presim mbështetjen e juaj”, tha ai.

Të ngjashme