Osmani tha se Qeveria Hoti nuk do të duhej të formohej, ky është reagimi i Gecajt

Prishtinë | 05 Tet 2020 | 20:27 | Nga Ekonomia Online

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme nga radhët e LDK-së, Bajram Gecaj ka reaguar pas deklaratës së kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka thënë se Qeveria Hoti nuk do të duhej të formohej fare.

Gecaj ka thënë se Osmani ka kundërshtuar dy kryeministrat e vetëm të LDK-së së pasluftës

“Fytyra thonë nuk është sa një hektar. Osmani shprehet pro zgjedhjeve: Kjo Qeveri s’do duhej të formohej fare. Kundërshtoi dy kryeministrat e vetëm të LDK-së së pasluftës”, ka thënë Gecaj në reagimin e tij në Facebook.

Ndërkaq, Osmani sot para mediave ka thënë se Qeveria Hoti nuk është në përputhje me atë që ka prodhuar vullneti i qytetarëve të 6 tetorit, transmeton Telegrafi.

“Sikur të merrej parasysh qëndrimi im, kjo Qeveri nuk do të formohej fare sepse nuk është në përputhje me atë që ka prodhuar vullneti i qytetarëve të 6 tetorit. Duke u bazuar në atë vullnet të qytetarëve unë vazhdimisht kamë bërë thirrje që të gjithë të kthehemi para popullit dhe ta marrim mendimin e tyre”, ka thënë Osmani.

Ndryshe, LDK para disa muajve ka përjashtuar Osmanin nga pozita e nënkryetares si dhe nga pozita e anëtares së kësaj partie.

Të ngjashme