Osmani: Thaçi s’ka legjitimitet për ta udhëhequr dialogun

Prishtinë | 18 Kor 2018 | 15:40 | Nga

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për Telegrafin ka folur për dialogun ndërmjet Kosovës e Serbisë që është mbajtur sot në Bruksel.

Ajo ka thënë se LDK nuk do ta pranojë Hashim Thaçin si kryenegociator dhe ai nuk ka legjitimitet për të udhëhequr këtë dialog.

“Ky delegacion nuk legjitimitet për ta përfaqësuar Kosovën, pasi nuk ka mandat. Pa mandat të Kuvendit, askush s’mund ta përfaqësoj Kosovën në dialog. Në një farë mënyrë po krijohet një proces unilateral. Institucioni që përfaqëson legjitimitet në Kosovë po injorohet. Legjitimiteti jepet me 2/3 të votave e deputetëve”, ka thënë Osmani.

Osmani tha se askush s’mund ta përfaqësojë Kosovën pa marrë mandat nga Kuvendi. Sipas saj, vetëm zgjedhjet e reja mund të prodhojnë institucione legjitime që çojnë përpara proceset e rëndësishme.

Deputetja e LDK-së ka folur edhe për rekomandimin për vizat. Osmani tha se Kosova ka mbështetje nga Parlamenti Evropian, mirëpo barra më e madhe i mbetet Këshillit të Ministrave të Evropës për të dhënë fjalën e fundit për liberalizmin e vizave ndaj Kosovës.

Ajo tha se është mjaftë vështirë të flitet për një datë të saktë se kur mund të lëvizet lirshëm pa viza.

“Shpresoj që rekomandimi të thotë që janë plotësuar kriteret”, tha deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme