Osmani thotë se do i kërkojë Ramës dokumentin e Mini-Schengenit

Prishtinë | 16 Dhj 2020 | 18:25 | Nga Ekonomia Online

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani po qëndron në Shqipëri për vizitë treditore.

Ajo u prit atje me nderime të larta shtetërore, teksa pas takimit me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, dolën në konferencë për media, njofton Klan Kosova.

Megjithatë pyetur rreth takimit të nesërm që pritet ta ketë me Kryeministrin Edi Rama, ajo tha se do ta përsëris qëndrimin e saj lidhur me mini-shengenin ballkanik.

”Sa i përket mini-shengenin kam të njëjtin qëndrim që kam pasur edhe gjatë vitit 2019, të njëjtin ja kam përcjellur kryeministrit Rama gjatë vizitës së tij në Kosovë gjatë muajit nëntor dhe do ta përsërisë të njëjtën gjë edhe nesër”, ka thënë ajo.

Ajo tha se shpresat i kanë pasur që Rama të largohet nga ky projekt, por që sipas saj ndodhi e kundërta.

”Shpresa ka qenë që ne ta bindim Ramën se ky projekt nuk është në të mirë të Kosovës por as të Shqipërisë, por si duket ai e bindi kryeministrin Hoti që të nënshkruaj një ujdi që i referohet kësaj marrëveshje”, ka thënë Osmani.

”Ne do tentojmë ta bindim Ramën që ky projekt nuk është në favor të Kosovës. Ajo çka do të kërkojë megjithatë, ta kemi dokumentin. Sepse ne akoma vetëm flasim, sepse ne akoma nuk kemi document se çka është ky mini-shengen, cka përmbanë?”.

”Të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor janë përfshirë, por Kosova nuk është konsultuar. Ka një numër të madh të iniciativave rajonale”, u shpreh ajo, njofton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme