Osmani thotë se nuk do të përfshihet në procesin e dialogut

Prishtinë | 10 Nën 2020 | 16:54 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka folur rreth çështjes së dialogut Kosovë-Serbi, gjatë një konference për medie bashkë me Presidenten e Këshillit Kombëtar Zviceran, Isabelle Moret, raporton Ekonomia Online.

Osmani tha se vazhdimi i dialogut do ta vendosë Kosovën në një pozitë jo të favorshme dhe se fillimisht duhet të ketë unifikim politik.

“Duke parë zhvillimet e fundit vazhdimi do ta vendoste Kosovën në një favor jo të mirë dhe definitivisht më tani ka pasur laramani qëndrimesh brenda koalicionit qeverisës dhe kam kërkuar që të rikonfirmohen qëndrimet politike, që forcat politike në Kosovë të ulen dhe të diskutojmë për secilën pikë. Mendoj që duke pasur parasysh që kjo të jetë marrëveshje finale për njohje reciproke është e domosdoshme që të kemi një përpjekje më të madhe për unfikim”, tha ajo.

Osmani tutje ka thënë se nuk është racionale që ajo tani të përfshihet në procesin e dialogut, pasi që thotë nuk duhet t’i merr përsipër marrëveshjet e të tjerëve.

“Si u.d dhe as si kryetare e parlamentit askush nuk më ka kërkuar që të përfshihem në dialog, por mendoj që forcat politike duhet t’i kenë qëndrimet e përbashkëta, por nuk është racionale që unë të futem në një proces që nuk kam qenë nga fillimi dhe jo të marr përsipër marrëveshjet e të tjerëve”, shtoi ajo.

Të ngjashme