Osmani tregon se ka biseduar me Escobarin për veriun, i ka premtuar se Kosova do të jetë konstruktive

Prishtinë | 23 Gus 2022 | 19:22 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Gabriel Escobar.

Mediet kanë mundur të marrin pamje nga takimi, ndërsa nuk ka pasur deklarime për mediet. Por në një komunikatë shtypi të Zyrës së Presidentes, janë dhënë detaje nga temat e bisedimit.

“Në takim me Escobar, presidentja Osmani diskutoi për procesin e dialogut me Serbinë, si dhe zhvillimet e fundit, me theks të veçantë në veriun e Kosovës. Presidentja ka potencuar se Kosova do të vazhdojë të jetë palë konstruktive, e barabartë dhe e përkushtuar në procesin e dialogut, duke kontribuar për paqe dhe stabilitet në vend dhe rajon”.

Presidentja Osmani, sipas njoftimit,ka theksuar se prioritet i institucioneve të Kosovës është zbatimi i ligjit dhe në këtë kontekst ka potencuar se vendimet e institucioneve të Kosovës janë në përputhje me marrëveshjet e Brukselit për lirinë e lëvizjes dhe nuk drejtohet kundrejt asnjë komuniteti.

Sipas Osmanit, institucionet e Kosovës janë në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me partnerët tanë ndërkombëtar dhe çdo vendim i tyre reflekton frymën kushtetuese të vendit dhe vlerat demokratike.

I dërguari special i ShBA-së për vizitë në Kosovë, pritet në takim nga Osmani from Ekonomia Online on Vimeo.

Të ngjashme