Osmani uroi pakicën gorane të Kosovës në ditën e tyre, 6 Majin

Prishtinë | 06 Maj 2020 | 18:10 | Nga Ekonomia Online

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar komunitetin goran të Kosovës në ditën e tyre, 6 Majin.

“Diversiteti kulturor, vlerë e shoqërisë. Sot shënojmë 6 Majin, ditën e goranëve. Ky është një moment i veçantë për të kujtuar kontributin e këtij grupi etnik në ndërtimin e shoqërisë së Kosovës. Prandaj, ruajtja dhe promovimi i mëtejmë i kulturës, i traditave dhe i zakoneve të tyre është e rëndësishme për promovimin e trashëgimisë kulturore të Kosovës, por edhe e ruajtjes së mundësinë e promovimit të të drejtave të barabarta. Në shoqëritë bashkëkohore, diversiteti kulturor, etnik e religjioz është mjet i rëndësishëm për promovim të vlerave të shoqërisë”, thuhet në komunikatë.

Qytetarë të komunitetit goran, urime 6 Majin, ditën tuaj!​

Të ngjashme