Osmani uron besimtarët katolikë dhe protestantë për festën a Pashkëve

Prishtinë | 12 Pri 2020 | 13:45 | Nga Ekonomia Online

Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani i ka uruar besimtarët katolikë dhe protestantë për festën e Pashkëve.

Me këtë rast, ajo i ka ftuar qytetarët që në këto kohë sfiduese ta ruajnë besimin dhe ta gjejnë shpresën dhe të respektojnë të gjitha udhëzimet e institucioneve shëndetësore.

“Sot, besimtarët katolikë dhe protestantë festojnë Pashkët. Kjo festë, e cila në traditën e krishterë simbolizon ringjalljen, shënon ripërtëritjen e shpresës mbi dëshpërimin, kthimin kah vlerat njerëzore dhe braktisjen përfundimtare të dëshpërimit e të humbjes”.

“Prandaj, në këtë ditë ripërtëritjeje, dua t’ua uroj këtë festë gjithë besimtarëve katolikë dhe atyre protestantë”.

“Fatkeqësisht, sivjet ajo e gjen njerëzimin duke u përballur me pandeminë globale Covid-19. Prandaj, i ftoj qytetarët tanë që në këto kohë sfiduese ta ruajnë besimin dhe ta gjejnë shpresën dhe të respektojnë të gjitha udhëzimet e institucioneve shëndetësore”.

Sot, besimtarët katolikë dhe protestanë festojnë Pashkët. Kjo festë, e cila në traditën e krishterë simbolizon…

Gepostet von Vjosa R. Osmani am Sonntag, 12. April 2020

Të ngjashme