Osmani uron Bidenin: Demokracia e ShBA-së do të vazhdojë të jetë referencë për gjithë globin

Prishtinë | 20 Jan 2021 | 19:57 | Nga Ekonomia Online

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani ka uruar presidentin e 46-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani i ka uruar mbarësi Bidenit në postin e presidentit të SHBA-ve, duke thënë se amerikanët kanë bërë zgjedhjen e duhur.

“Në krye të shtetit tonë aleat, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, prej sot është miku i Kosovës, presidenti Joe Biden.

Në cilësinë e u.d. Presidentes, i uroj mbarësi në postin e presidentit të SHBA-ve, me besimin e fuqishëm se amerikanët kanë bërë zgjedhjen e duhur dhe se demokracia e këtij shteti do të vazhdojë të jetë referencë për gjithë globin.

Amerika është sinonim i demokracisë dhe promovimit të vlerave. Raportet e shkëlqyeshme të Kosovës me SHBA-të, janë jo vetëm miqësore, por ekzistenciale.

Zoti e bekoftë miqësinë e përhershme me Amerikën”, ka shkruar Osmani.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme